Pezullimi i Ballukut/ BIRN: Bie edhe alibia e Ramës për të mos vendosur për heqjen e imunitetit

Pezullimi i Ballukut/ BIRN: Bie edhe alibia e Ramës për të mos vendosur për heqjen e imunitetit

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten të rrëzojë kërkesën e Kryeministrit Edi Rama dhe të lë në fuqi vendimin e pezullimit nga detyra të GJKKO për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, një vendim që incidentalisht rrëzoi edhe alibinë e kryeministrit për të mos vendosur mbi kërkesën tjetër të drejtësisë, atë të heqjes së imunitetit nga arresti për Ballukun. BIRN Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk do të mund të paraqitet në punë, pasi Gjykata Kushtetuese, me vendimmarrje 4 me 4, nuk arriti të plotësojë kërkesën e Ramës për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin , duke bërë praktikisht që vendimi i GJKKO të mbetet në fuqi. Tani socialistët do të duhet të shprehen për kërkesën tjetër, atë për mandatin parlamentar të zëvendëskryeministres së akuzuar për shkelje të...