Pezullimi është një mjet i ligjshëm dhe i rekomanduar/ ‘Shuplaka’ e Komisionit të Venecias për Ramën
Edi Rama duket i vendosur në rrugën e tij për të sakrifikuar integrimin evropian të Shqipërisë për të mbrojtur veten e tij. Ai ka vendosur sot të forcojë imunitetin për veten dhe ministrat e tij, ndërkohë që në mbarë botën demokratike, trendi është kufizimi ose zhdukja fare e imunitetit. Por ndërkohë që Edi Rama mashtron për arsyet se pse po e ndërmerr këtë hap, një opinion i Komisionit të Venecias e mbron pezullimin e zyrtarëve të lartë si një mjet jo vetëm të ligjshëm, por edhe të rekomanduar. Ky opinion është dhënë për Kosovën. Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion të gjatë dhe zyrtar për pezullimin e zyrtarëve nga detyra në kuadër të draftit të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës para gjashtë vitesh....
Burimi:
syri.net