Petrit Vasili: Për llogari të kujt e ka bërë këtë lojë të dyfishtë Hoxha?
Nga Petrit Vasili Denoncim shumë i rëndë për Ministrin e Jashtëm!Sot Tedi Blushi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PL, denoncoi publikisht, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, fakte shokuese për Ministrin e Jashtëm të sapo votuar, Ferit Hoxha. Ministri i Jashtëm i dekretuar dhe votuar nga Rilindja në Kuvend, Ferit Hoxha, rezulton me fakte të pakundërshtueshme pa integritet shtetëror dhe me veprimtari të dyfishtë dhe shumë të dyshimtë. Duke qenë kryenegociator i Marrëveshjes së Detit në vitin 2009 dhe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha i përcillte në mënyrë të fshehtë informacione medias, duke trafikuar dokumente dhe një qëndrim totalisht të kundërt me qëndrimin shtetëror të firmosur po prej tij. Për llogari të kujt e ka bërë këtë lojë të dyfishtë...
Burimi:
syri.net