Peticioni i studentëve për provimin e jurisprudencës në shqip/ Denion Meidani: E kemi adresuar shqetësimin
Shqetësimet e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase, kanë arritur edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup. Ambasadori Denion Meidani ka deklaruar se e kanë adresuar këtë çështje në instancat relevante. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup thekson se është në dijeni të kësaj çështjeje dhe po e ndjek me vëmendje zhvillimin e saj. “Kërkesat e studentëve për qasje të barabartë në arsim dhe në proceset profesionale janë pjesë e një debati më të gjerë mbi zbatimin praktik të të drejtave të garantuara me ligj dhe funksionimin efektiv të institucioneve”, tha Denion Meidani për Portalb.mk. Ambasadori thotë se këtë shqetësim e kanë adresuar në disa instanca relevante, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave...
Burimi:
syri.net