Përse nuk është ndërtuar në kohë shkolla ‘Emin Duraku’? Kumbaro-Braçes: Ka procedura, shpejt nxënësit kthehen në godinë

Përse nuk është ndërtuar në kohë shkolla ‘Emin Duraku’? Kumbaro-Braçes: Ka procedura, shpejt nxënësit kthehen në godinë

Deputeti i PS zhvilloi një sesion pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro lidhur me rikonstruksionin e shkollës “Emin Duraku”. Braçe solli shqetësimin e prindërve për vonesat në rihapjen e shkollës, për ndryshimin e rutinës së fëmijëve që zhvillojë mësimin pasdite në shkollën “Edith Durham”. “Pyetjet që kam paraqitur lidhen me një shqetësim qytetar. Lidhet me ndërtimin e shkollës ‘11 janari’ në njësinë nr 5. Administrimi i kohës së ndërtimit të një shkolle bëhet thjeshtë dhe duke i bërë parapritë proceseve. Në marsin e kaluar, kryeministri ishte në kantier. Puna kishte nisur në dhjetor 2024 dhe në mars përtej afatin kontraktual, u vendos një afat i qartë, që në shtator shkolla të ishte përfunduar. Shkolla ka përfunduar në tetor. Tani jemi në mars dhe prindërit...