Përplasja vazhdon, Meta nga 313: Ja përgjigjia ime për Ballën
Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t’ju përgjigjem në distancë. Ke të drejtë që u hutove nga të vërtetat që tha sot nga foltorja e Kuvendit, Z. Tedi Blushi. Unë personalisht, kur jam njohur me këto të vërteta nuk e kam marrë veten për ditë të tëra, për arsye që personi që diskutojmë ka qenë diplomati im më i preferuar, që nga viti ’98 e deri ditën që mësova këto fakte të dhimbshme. Nuk e mbaj mend sa herë e kam promovuar në detyrën e ambasadorit në pozitat e mia të mëparshme, si Ministër i Jashtëm, Kryeministër dhe President i Republikës. Por ju keni një “të drejtë” sepse dy herë e kam firmosur jashtë vullnetit tim,...
Burimi:
sot.com.al