Përplasja me gazetaren e SYRI-t, Vasili: Rama është mësuar vetëm me media të kontrolluara, ka frikë nga zëri i lirë
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV, ka komentuar përplasjen e kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta. Gjatë bisedës me moderatorin, Arnold Kariqi, Vasilit u shpreh se, reagimi i kryeministrit ndaj gazetares së SYRI-t lidhet me faktin se ai është mësuar vetëm me media të kontrolluara. Ai u shpreh se Rama, sipas tij, preferon media që, sipas pretendimeve të tij, dezinformojnë opinionin publik dhe nuk bëjnë pyetje kritike. Vasili theksoi se çdo gazetar apo media që, sipas tij, nxjerr në pah korrupsionin apo problematika të qeverisë, përbën shqetësim për kryeministrin. Ai shtoi se përplasja me gazetaren Meta është shembull i reagimit ndaj pyetjeve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie. Vasili u shpreh se, ‘kryeministri që...
Burimi:
syri.net