Përmbytjet/ Xhixho: Shqipëria qeveriset nga një çetë kusarësh, në krye Edi Rama

Përmbytjet/ Xhixho: Shqipëria qeveriset nga një çetë kusarësh, në krye Edi Rama

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thekson se Shqipëria përballet sot me një qeverisje që, sipas saj, shfrytëzon qytetarët dhe burimet publike për interesa personale. Përmbytjet e fundit dhe dëmtimet e infrastrukturës janë tregues i qartë, thotë Xhixho, se miliona euro investime kanë përfunduar në xhepat e qeverisë dhe oligarkëve, ndërsa banorët mbeten të izoluar dhe të pambrojtura. Në një status në FB, ajo e krahasoi këtë situatë me inceneratorin fantazmë dhe hidrovoret, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe mosfunksionim të institucioneve publike. Postimi i plotë në FB: Kryeministri ka të drejtë! Shqipëria qeveriset sot nga një çetë kusarësh, që u merr shqiptarëve edhe qindarkën e fundit, pa u dhënë mbrapsht asnjë shërbim. Përmbytjet e ditëve të fundit janë tregues i qartë se paratë...