Përmbytjet, Rama me kryebashkiakët në Golem: Krim shqiptar, do ngrihet task-forcë për pastrimin e mbetjeve plastike

Përmbytjet, Rama me kryebashkiakët në Golem: Krim shqiptar, do ngrihet task-forcë për pastrimin e mbetjeve plastike

edi rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të këtij takimi janë sfidat e bashkive për vitin 2026, sezoni turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike. Në nisje të fjalës së tij, Rama është ndalur tek përmbytjet e fundit në vend, duke theksuar edhe një herë se përpos shkaqeve natyrale dora e njeriut i ka dhënë 'një shtysë' më shumë. Sipas kreut të qeverisë, një ndër shkaktarët janë edhe mbetjet që hidhen kudo duke cilësuar një 'krim qytetar-shqiptar'.  Sakaq, Rama paralajmëroi marrjen e masave të shpejt dhe njoftoi krijimin e një task-force qeveri–pushtet vendor. "Para disa ditësh, kryetarja e Bashkisë së Durrësit më dërgoi një video që tregonte se si po mbushej pika në Shkozet, pasi ishte ripastruar në...