‘Përmbytjet po përkeqësohen’, ambasada amerikane del me njoftim për shtetasit e saj: Bëni kujdes
Ambasada amerikane njofton se po monitoron situatën e përmbytjeve në vend ndërsa u bën thirrje shtetasve e saj të bëjnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut. Ndër të tjera ambasada vë në dispozicion informacione për shtetasit e saj. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin...
Burimi:
syri.net