Përmbytjet në vend, Berisha: Edhe në fatkeqësi natyrore, qeveria do ta kalojë me mashtrime
Nga takimi me qytetarët e Lezhës, kreu i PD iu rikthye sërish përmbytjeve, ku tha se qeveria duhet të kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Berisha tha se e gjithë infrastruktura për të përballuar përmbytjet ka qenë jashtë funksionit, pasi sipas tij, janë grabitur fondet. “Në mënyrë absolute, e gjithë infrastruktura që ndërtohet për të përballuar shirat e mëdha, ka qenë jashtë ufnksioni. Ccdo qindarkë që caktohet për mbajtjen e saj, shkon në xhep dhe jo në punë”. Berisha shtoi se sipas tij, këtë fatkeqësi natyrore qeveria po e kalon me mashtrime. “Kaloi një javë të përmbytur dhe mblodhi komitetin e Emergjencës dhe nuk e shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, se duheshin kompesuar 1 më 1 dëmet e krijuara. Edhe ne fatkeqësi natyrore, do ta kalojë...
Burimi:
top-channel.tv