Përmbytjet në Sukth/ Deputetja e PD: Ka familje të bllokuara! Banori: Hidrovori nuk funksionon, duhet ndihmë urgjente

Përmbytjet në Sukth/ Deputetja e PD: Ka familje të bllokuara! Banori: Hidrovori nuk funksionon, duhet ndihmë urgjente

Situata paraqitet katastrofike në zonën e Sukthit në qarkun e Durrësit, ku reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive, duke lënë dhjetëra familje të bllokuara dhe me shtëpitë e tyre nën pushtetin e ujit. Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Durrës, Manjola Luku, ka denoncuar situatën kritike të përmbytjeve në bashkinë Durrës, duke akuzuar institucionet vendore dhe qendrore për dështim total në menaxhimin e emergjencës. “Reshjet e fundit kanë shkaktuar probleme serioze në shumë fshatra të njësive administrative Manëz dhe Sukth. Banorët janë të bllokuar dhe rrugët e aksesit janë të mbuluara nga uji. Kemi nevojë urgjente për ndërhyrje për lirimin e rrugëve dhe ndihmë për familjet e prekura”, deklaroi deputetja Luku. Nga terreni, banorët shprehen të dëshpëruar për situatën: “Situata më e keqe...