Burimi:
tesheshi.com
Foto © tesheshi.com
Përmbytjet në Shqipëri: kur “natyra” është thjesht alibi
Për të disatën herë brenda pak viteve, Shqipëria gjendet nën pushtetin e ujit. Pamjet e vjetra, që tashmë i kemi parë në çdo sezon shirash, janë rikthyer si një “deja vu” e dhimbshme: toka bujqësore të shndërruara në këneta, rrugë urbane që lundrohen me varka dhe qytetarë që mbrojnë me dëshpërim pragun e shtëpisë me thasë rëre. Por, ndërsa zyrtarët nxitojnë të fajësojnë “kapriçot e natyrës” dhe intensitetin e rritur të rreshjeve nga ndryshimet klimatike, e vërteta që qëndron nën llumin e përmbytjeve është shumë më njerëzore dhe shumë më politike. Përmbytjet e fundit nuk janë një aksident natyror, por një dëshmi e dështimit kronik të administrimit të territorit. Ato janë rezultati i drejtpërdrejtë i dekadave të tëra me ndërtime pa kriter në shtretërit e lumenjve, i...