Përmbytjet në Qarkun Fier/ PL, Haxhiu: Pasojë e babëzisë së Rilindjes, të protestojmë dhe ngremë zërin fort!

Përmbytjet në Qarkun Fier/ PL, Haxhiu: Pasojë e babëzisë së Rilindjes, të protestojmë dhe ngremë zërin fort!

Ligjvënësja e Partisë së Lirisë për Qarkun e Fierit, Brunilda Haxhiu shprehet se ndërsa përmbytjet në këtë qark kanë qenë të konsiderueshme dhe shkatërruese për ekonominë e banorëve të zonës, shkaktari i vërtetë është babëzia e qeverisë. Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, Haxhiu tha se kjo situatë është pasojë e korrupsionit të qeverisë dhe babëzisë së Rilindjes për të vjedhur çdo sfond. ‘Miliona euro që janë shpërdoruar duhet të kishin shkuar  në mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytja, ashtu sikurse u propagandua’, theksoi Haxhiu. Teksa qeveria nuk mban përgjegjësi dhe nuk bën transparencë, rruga e vetme thekson Partia e Lirisë mbetet organizimi i protestave, si forma e vetme e ngritjes së zërit. Deklarata e deputetes së Partisë së Lirisë Qarkun e...