Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Përmbytjet në Durrës/ Kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako
Përmbytjet në Durrës/ Kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është kallëzuar sot në SPAK pas situatës me përmbytjet në qytet. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka depozituar sot në SPAK, një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, si dhe ndaj institucioneve të tjera, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sipas kallëzimit, i cili përfshin gjithashtu Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, dyshohet se personat dhe institucionet e përfshira mund të kenë shpërdoruar fonde publike dhe detyra të tjera zyrtare, duke kontribuar në përkeqësimin e situatës së përmbytjeve në qytetin e Durrësit. Kallëzimi thekson se...