Përmbytje në 6 qarqe/  Në Durrës 5477 banesa nën ujë, mbi 850 persona të evakuar! Situata problematike dhe në Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Dibër e Berat

Përmbytje në 6 qarqe/ Në Durrës 5477 banesa nën ujë, mbi 850 persona të evakuar! Situata problematike dhe në Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Dibër e Berat

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evidentuar problematika të lidhura me rritjen e prurjeve në disa lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor. Situata vijon të mbetet më problematike në 6 qarqet e vendit: Konkretisht Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, informon ministria e Mbrojtjes.  Në Qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në territorin e Bashkisë Shkodër, kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat e bashkisë dhe të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën, duke evidentuar pikat me risk dhe duke marrë masa paraprake për mbrojtjen e jetës dhe...