Përjashtohen 6 deputetë të PD, u ndëshkuan për shkak të sjelljes në seancën e 18 dhjetorit
Mazhoranca socialiste, në mbledhjen e Byrosë, konfirmoi përjashtimin nga Parlamenti të 6 deputetëve të Partisë Demokratike deri më datën 3 mars. Mbledhja e Byrosë u shoqërua me debate mes shumicës dhe deputetëve të opozitës, të cilët akuzuan Partinë Socialiste për shkelje të rregullores. “Edi Rama kërkon të marrë peng Parlamentin. Ai nuk pranon që t’i dorëzojë drejtësisë Belindën, Lindën e AKSHI-t, Gysin dhe bandën e hajdutëve që e rrethojnë, sepse e di që gjithçka shkon tek ai. Në vend që të marrë masa për të përjashtuar Belindën, përjashton opozitën. Pra, sot shqiptarët kanë një mundësi që të shohin se në Shqipëri parlamentarizmi është marrë peng”, Flamur Noka, sekretar i pergjithshem i PD. Deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Elda Hoti, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Fidel...
Burimi:
vizionplus.tv