“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

Ne duam të besojmë që SPAK-u do ta çojë çështjen e 21 Janarit deri në fund, sepse kjo është shpresa e fundit që kjo tragjedi mos të mbetet pa ndëshkuar. Kështu deklaroi në “Studio Live“ me Ermal Qorin në Report Tv, Zamira Veizi, mbesa e Ziver Veizit, i cili ishte një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit teksa protestonte kundër Sali Berishës më 21 janar të vitit 2011, para Kryeministrisë në Tiranë. “Kemi një dhimbje më të madhe për arsye të drejtësisë munguar. Jemi skeptikë se 15 vite ishin mjaftueshëm për të vendosur drejtësi, por ka qenë e munguar”,- tha ajo. “Është SPAK-u, që është organi i zhveshur nga politika që duhet të marrë një vendim të paanshëm dhe transparent për këtë...