Përfundon numërimi/ Zgjidhet kreu i PD, Pogradec
Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj dege. Pas përfundimit të numërimit, rezulton se kandidati Oligert Muçllari ka siguruar 247 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë, Kasëm Galla, ka marrë 224 vota. Në këtë proces janë regjistruar gjithashtu edhe 6 vota të pavlefshme. Në total në votim morën pjesë 476 anëtarë të Partisë Demokratike në Pogradec. Procesi i votimit, i cili nisi në orën 08:00 të mëngjesit, u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe pa probleme të theksuara. Në garë për drejtimin e degës së PD-së në Pogradec ishin dy emra të njohur të strukturave lokale të kësaj force politike. Oligert Muçllari, me profesion ekonomist dhe drejtues i komanduar...
Burimi:
syri.net