Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Elbasan dhe në Mat

Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Elbasan dhe në Mat

Ka përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarëve të rinj në dy degë të Partisë Demokratike, në Elbasan dhe Mat, ku pas numërimit të votave janë shpallur fituesit përkatës. Në degën e Elbasanit, pas mbylljes së votimit dhe procesit të numërimit, Alis Narazani është shpallur fitues me shumicë votash, duke siguruar drejtimin e degës. Në këtë garë morën pjesë pesë kandidatë: Durim Çekrezi, Elior Vila, Lumturi Hasa, Sokol Shkëlzeni dhe Alis Narazani. Procesi u zhvillua normalisht, me pjesëmarrjen e 1208 anëtarëve me të drejtë vote. Ndërkohë, edhe në Bashkinë e Matit është mbyllur i gjithë procesi zgjedhor për kreun e ri të degës së PD. Votimi nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në orën 18:00, duke u shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së anëtarëve në...