Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Përfundon mbledhja e qeverisë, Rama dhe Balluku ende në Kryeministri
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e thirrur nga Kryeministri Edi Rama. Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe Rama vijojnë të mbeten në godinën e Këshillit të Ministrave, në Kryeministri. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raportoi më herët se zv.kryeministrja mori pjesë në mbledhjen e qeverisë të thirrur nga Edi Rama. Sot në orën 10:30 nisi mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun. Top Channel