Përçarje në PD në Durrës/ “Nuk më trembin”, Boshku shpërthen pas përjashtimit: S’më fshin dot kontributet Mul Lepurushi
Postimi i plotë i Arlind Boshkut: Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike. Kemi qenë aty në çdo betejë: anëtarë komisionesh, pjesë e çdo fushate, drejtues seksionesh e grupseksionesh, nën kryetar dege dhe sot sekretar dege. Gjithmonë me një parim: pa kërkuar asgjë në këmbim dhe luftë me shpenzimet tona. Por e vërteta duhet thënë. Ndërkohë që ne mbulonim fushatat me kontributet tona, drejtues dhe kandidatë i kanë trajtuar këto sakrifica si pronë private pa transparencë, pa përgjegjësi dhe pa asnjë mbështetje reale për strukturat në terren. Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së. Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin. E vërteta është tjetër. Prej muajsh kemi kërkuar reflektim për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e rregullave të qarta...
Burimi:
sot.com.al