Për vrasësit me pagesë, të Shtetit Ligjor të së Drejtës…..
Nga Adriana Kalaja Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur parimet e Shtetit Ligjor të së Drejtës. Nga këndvështrimi im sigurisht. Edhe kur kjo është adresuar ndaj kundërshtarëve të mi, të cilët një pjesë të mirë i kam kallëzuar personalisht në SPAK (90 të tilla deri sot). Ndërkohë, konstatoj këto ditë se ka filluar një fushatë mediatike apo në rrjetet sociale, lidhur me mbrojtjen që kërkojnë t'i bëjnë, gjyqtares Irena me 3 mbiemra si dhe relativizimin e një fakti të rëndë, juridik dhe penal, të papajtueshmërisë që ka, me detyrën e gjyqtares. Mjafton të shihni, ankimin që Komisioneri Publik ka bërë ndaj vendimit të KPK-së (Shkalla e Parë e Vettingut), ankim ndaj të cilit u hoq dorë me urdhër politik një ditë para se...
Burimi:
syri.net