Për një Ramë të ramë

Për një Ramë të ramë

Nga Flavio Qarri Që Rama ka rënë kjo nuk është më çështje në diskutim. 14 miliard euro të vjedhura nën mbikqyrjen speciale të prokurorisë speciale janë një shifër aq e madhe sa edhe pse e dimë që është fakt tingëllon e pabesueshme. Dashuria toksike me krimin e organizuar është në ato nivele sa shërbimet inteligjente nuk dallojnë më cilët janë zyrtarët e cilët mafiozët. Dhe meqë jemi te shërbimet, alarmi i kuq është djegur duke ulëritur për shitjen e vendit te interesa që fillojnë nga Rusia e deri në Iran me ndalesa në vende me sanksione. Por perëndimi ka lëvizur. Arsyeja pse ai është ende kryeministër qëndron tek investimi i madh që ka bërë në dy drejtime. Propaganda mediatike që ka helmuar praktikisht 95% të...