Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare, Braun-Pivet: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare, Braun-Pivet: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë u pritën nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet. Një takim që konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, një miqësi e hershme që sot ndodhet në ditët e saj më të mira. Kryetari Peleshi vlerësoi rolin e diplomacisë parlamentare në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën kulturore, arsimore dhe ekonomike, si dhe për rritjen e rolit të parlamenteve në mbështetje të procesit të integrimit europian. Presidentja Braun-Pivet vlerësoi bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian. Ajo dhe deputetët francezë, të pranishëm në takim, shprehën interes për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën...