Peleshi pritet nga presidenti i Senatit francez: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në kuadër të diplomacisë parlamentare, zhvilloi një vizitë zyrtare në Senatin e Francës, ku u prit nga Presidenti i Senatit, Gerard Larcher. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Francës. Para takimit, Kryetari Peleshi dhe delegacioni shqiptar u përshëndetën në Lozhën e Nderit të Senatit nga Presidenti Larcher dhe senatorët francezë, ndërkohë që Senati ishte në sesion. Ky moment simbolik dëshmoi nivelin e lartë të respektit institucional dhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy parlamenteve. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e cilësoi Francën një vend mik dhe partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në procesin e anëtarësimit në BE. Ai...
Burimi:
top-channel.tv