“Peleshi përjashtoi opozitën”/ PD sqaron mungesën në Gjermani: Akt i paprecedent! Kryetari i Kuvendit merr urdhra…
Grupi Parlamentar i Partia Demokratike e Shqipërisë ka dhënë një sqarim lidhur me mungesën në delegacionin zyrtar të Kuvendit gjatë vizitës në Gjermani. Në sqarim thuhet se më 4 mars 2026 Kryetari i Kuvendit kishte kërkuar caktimin e dy deputetëve nga grupi parlamentar i PD-së për delegacionin. Përfaqësues u emëruan Tomorr Alizoti dhe Klevis Balliu. Megjithatë, Grupi i PD thekson se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur më pas të përjashtojë grupin më të madh të opozitës nga delegacioni zyrtar pa dhënë arsye, duke hequr emrat e përfaqësuesve të PD-së dhe duke i privuar ata nga përfaqësimi institucional. “Trajtimi i opozitës si armik nuk e zhbën problemin kryesor të kësaj maxhorance: lidhjet me krimin e organizuar dhe mbrojtjen e korrupsionit përmes votës në Parlament....
Burimi:
sot.com.al