“Peleshi noter, Parlamenti realizon normën”, Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për kodin penal
Ivi Kaso, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” u shpreh se kryeparlamentari Niko Peleshi është kthyer në noter, ndërsa Parlamenti, sipas tij, thjesht realizon normën. “Është një Parlament i cili me ndërgjegje po e zhbën rolin e tij. Peleshi është i vetmi kryetar Parlamenti që po deligjitimon karrigen ku është ulur. Një kryetar Parlamenti që shndërrohet në një noter të mesazhit që i bën kreu i grupit parlamentar të PS, që vetë nuk di çfarë ka në rend të ditës. Mos të flasim për deputetët. Nga 85 deputetët që votuan ndryshimet në Kod, nëse ka më shumë se 3 deputetë që e dinë se çfarë kanë votuar atë ditë, unë jap dorëheqjen nga çdo funksion”, tha Kaso. “Kështu është...
Burimi:
javanews.al