Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini. Gjatë bisedës u vlerësua niveli i lartë i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes. Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi theksoi rolin e Greqisë si partner strategjik dhe mbështetëse e vendosur e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Greqia është një vend fqinj, mik i Shqipërisë. Ajo është partnerja jonë në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e paqes, si dhe një mbështetëse e vendosur e anëtarësimit tonë në BE”, theksoi Peleshi. Ai shtoi se lidhjet historike dhe kulturore, si dhe roli i emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri,...