PE voton pro raportit të zgjerimit, i kujton kushtet Shqipërisë dhe Malit të Zi

PE voton pro raportit të zgjerimit, i kujton kushtet Shqipërisë dhe Malit të Zi

Parlamenti Europian votoi sot me 385 vota pro, 147 kundër dhe 98 abstenime raportin për zgjerimin e Bashkimit Europian. Edhe pse në dokument theksohet se kostoja e moszgjerimit do të ishte më e madhe se ajo e pranimit të anëtarëve të rinj në BE, Parlamenti Europian i kujton vendeve kandidate se duhet të përmbushin pa asnjë kompromis kushtet dhe reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian. Në raport thuhet se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë vendosur tashmë objektiva ambicioze për përfundimin e negociatave të anëtarësimit përkatësisht në vitin 2026 dhe 2027. Sipas eurodeputetëve, BE duhet t’i inkurajojë këto vende që ambicien e tyre ta shoqërojnë me realizimin e reformave konkrete. Ata i bëjnë thirrje gjithashtu Këshillit Europian që të njohë këtë moment dhe të heqë...