PD zbret sërish në shesh, protestë para kryeministrisë! Berisha: Kilometri i fundit

PD zbret sërish në shesh, protestë para kryeministrisë! Berisha: Kilometri i fundit

PAMJE NGA PROTESTA E 10 SHKURTIT TIRANË-Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë e tretë kombëtare, të cilën e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin e pushtetit. Protesta pritet të nisë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi spotin e protestës në një postim në rrjetet sociale. “Kilometri i fundit! Koha për ta rrëzuar narko-diktaturën”, shkruan Berisha. Berisha ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se kjo protestë nuk është vetëm për një ditë, por për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë. Berisha është shprehur i vendosur se aksioni opozitar do të vazhdojë, ndërsa parlajmërimet kanë qenë të shpeshta për përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë reflektime nga qeveria...