PD zbret sërish në shesh, protestë para kryeministrisë

PD zbret sërish në shesh, protestë para kryeministrisë

PAMJE NGA PROTESTA E 10 SHKURTIT TIRANË-Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë e tretë kombëtare, të cilën e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin e pushtetit. Protesta pritet të nisë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se kjo protestë nuk është vetëm për një ditë, por për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë. Berisha është shprehur i vendosur se aksioni opozitar do të vazhdojë, ndërsa parlajmërimet kanë qenë të shpeshta për përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë reflektime nga qeveria Rama. Skenarët e mëparshëm të opozitës pritet të zhvillohen edhe gjatë tubimit të sotëm. Kujtojmë se protesta e opzoitës e...