PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”
Partia Demokratike do të zbresë më 28 shkurt në shesh në kuadër të protestës së radhës kombëtare, ku nuk kanë munguar tensionet dhe hedhjet e molotovit. Duke diskutuar mbi këto protesta, analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Trialog” në RTSH, se si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha kanë nevojë për një nivel të caktuar destabiliteti në vend. Sipas tij, Berishës i duhet destabiliteti për t’u faktorizuar, ndërsa Ramës i intereson një destabilitet i kufizuar për t’u paraqitur si “zjarrfikësi” që shuan krizën. “Rama dhe Berisha kanë nevojë për pak destabilitet të këtij vendi. Berishës i duhet destabiliteti për t’u faktorizuar dhe, në rast përshkallëzimi të situatës, pasi më pas ai është një emër në tavolinë për të diskutuar zgjidhjen e çështjes. Ramës i intereson...
Burimi:
javanews.al