PD rikthehet në komisionin e Reformës Territoriale, PS e tërheq draftin me ndryshimet nga rendi i ditës
Partia Demokratike do të rikthehet në Komisionin e Reformës Territoriale, pasi PS ka tërhequr sot draftin me ndryshimet nga rendi i ditës në seancën plenare. Ishte kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla i cili kërkoi heqjen nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale. “Kërkoj ndryshim në rend dite për mosshqyrtim projektvendimin për ndryshimet e për ngritjen e Komisionit Territorial në këtë seancë, besoj ka dakordësi nga të gjitha palët dhe me shpresën që puna do të rifillojë në Komision”, tha Balla. Ndërkohë, demokrati Luçiano Boçi është shprehur se PS duhet të tërhiqet nga ndryshimet në Komisionin e Territoriales, jo vetëm heqje nga rendi i ditës. “Kërkesa jonë ka qenë e qartë, jo të mos shqyrtohet, ne kërkojmë tërheqja e këtij...
Burimi:
top-channel.tv