PD-PS përplasje edhe për vizitën në Gjermani. Opozita çon emrat e Alizotit dhe Balliut, Peleshi merr në delegacion Muçin e Haxhinaston
Me ftesë të kreut të Bundestagut kryetari kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi pritet këtë të enjte të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani. Opozita përmes një njoftimi për shtyp ka shprehur pakënaqësi se si është kompozuar delegacioni parlamentar në këtë vizitë në Bundestag. Në atë që e quan një sqarim i detyruar i Grupit Parlamentar të PD thuhet se Niko Peleshi, në një akt të paprecedentë për një Kryetar Kuvendi, hoqi qëllimisht emrat e deputetëve të opozitës. Grupi PD thekson se trajtimi i opozitës si armik nuk e zhbën problemin kryesor të kësaj maxhorance. Për këtë shqetësim të opozitës Top Channel pyeti zyrën e shtypit të kuvendin ku në përgjigje thuhet. “Në delegacionin e Kryetarit të Kuvendit në Gjermani marrin pjesë edhe dy deputetë nga...
Burimi:
top-channel.tv