PD protestë kombëtare para 20 shkurtit, Berisha: Nuk shkojmë më në zgjedhje pa një qeveri teknike

PD protestë kombëtare para 20 shkurtit, Berisha: Nuk shkojmë më në zgjedhje pa një qeveri teknike

Partia Demokratike do të organizojë protestën e dytë kombëtare përpara 20 shkurtit, megjithëse data nuk është përcaktuar akoma. Lideri i opozitës, Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se demokratët nuk do të hyjnë në asnjë proces zgjedhor pa një qeveri teknike. “Së pari, pa qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet, në zgjedhje nuk shkohet. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ne e kemi deklaruar këtë dhe kjo është një e vërtetë e faktuar tashmë. E faktuar jo vetëm nga ne, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, vëzhguesit e zgjedhjeve. Ndaj dhe PD dhe opozita, kërkon largimin e Edi Ramës, kërkon një qeveri teknike e cila të përgatisë një proces zgjedhor të drejtë. Kjo është kërkesa jonë”, u shpreh Berisha. Sipas tij “E dyta, natyrisht...