PD paralajmëron protestë të shtunën kundër Qeverisë, në Kuvend voton ish-deputetin e PS për ambasador në NATO

PD paralajmëron protestë të shtunën kundër Qeverisë, në Kuvend voton ish-deputetin e PS për ambasador në NATO

Pak minuta përpara se kryetari i Partisë Demokratike të njoftonte diversifikim të protestës së të shtunës nga ana e opozitës, në Kuvend, demokratët u shfaqën me një tjetër sjellje. Komisioni i Jashtëm kishte sot në rend të ditës seancë dëgjimore me dy kandidatë për ambasador, Jeta Kreka në Katar dhe ish-deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçakë në NATO. I vetmi deputet i opozitës i pranishëm në këtë mbledhje, Tritan Shehu e vlerësoi kandidaturën e Kollçakut, megjithëse vetëm një javë më parë në Parlament PD-ja akuzoi se emërimet në diplomaci po vijnë gjithmonë e më shumë nga Partia Socialiste. “Keni një CV të pasur, megjithëse nuk keni eksperiencë diplomatike. Besoj që ju do ta kryeni me dinjitet detyrën e rëndësishme që keni dhe që iu është ngarkuar....