‘PD nuk proteston për të rrëzuar Ramën’, Merkoçi: Dëshiron të faktorizohet. Nuk ka kredo politike!
Analisti politik Fatmir Merkoçi ka kritikuar ashpër qëndrimin e opozitës lidhur me çështjen e heqjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Duke u ndalur te roli i Komisionit të Mandateve dhe zhvillimet e fundit në lidhje me heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, Merkoçi argumentoi se opozita duhej të kishte një qëndrim më të qartë për këtë çështje. Ai kritikoi gjithashtu formën e mobilizimit të opozitës, duke theksuar se aktiviteti i zhvilluar më 22 dhjetor nuk ishte protestë, por miting politik. “Opozita bën miting, jo protestë. Protestën e bëjnë qytetarët. Ajo që organizoi opozita më 22 dhjetor ishte miting. Ju manipuloni popullin duke e thirrur në protestë dhe duke mos e lënë të protestojë vetë,” i tha ai Ndokës Sipas Merkocit, protestat e organizuara...
Burimi:
javanews.al