PD njoftoi se do të bojkotojë nesër seancën parlamentare, reagon Balla: Kushdo që ju ka urdhëruar, nuk ia dashka të mirën Shqipërisë
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën plenare ditën e nesërme. Sipas Ballës, nesër do të votohet projekt-rezoluta që Irani të shpallet shtet terrorist, e cila është urgjente. “Kushdo që ju ka urdhëruar, nuk ia dashka të mirën ju dhe Shqipërisë”, i drejtohet Balla opozitës. “Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit,...
Burimi:
top-channel.tv