PD në mbështetje të banorëve të Durrësit kundër projektit TID: Po shkatërrohen jetët e familjeve autoktone
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat tha se qyteti i Durrës, një nga qendrat më të lashta dhe me mbi 2700 vite histori, po përballet me një situatë të rëndë për shkak të projektit të njohur si TID, i cili rrezikon të shkatërrojë jetën dhe pronën e dhjetëra familjeve autoktone në lagjen historike të qytetit. Ai theksoi se këto familje përbëjnë pjesën e gjallë të trashëgimisë kulturore të Durrësit dhe kanë ruajtur identitetin e zonës ndër shekuj, ndërsa sot po përballen me shpronësime dhe mungesë konsultimi. LEXO EDHE: BIRN: Banorët e lagjes historike të Durrësit protestojnë për shpronësim të drejtë Sipas Bylykbashit, projekti është hartuar pa transparencë dhe pa përfshirjen e banorëve, duke cënuar jo vetëm pasurinë e tyre private, por edhe të...
Burimi:
syri.net