PD kërkon shtimin e seancave plenare, Boçi: Nuk mund të shqyrtojmë 19 projektligje në një ditë! PS tërhiqet nga 4 prej tyre

PD kërkon shtimin e seancave plenare, Boçi: Nuk mund të shqyrtojmë 19 projektligje në një ditë! PS tërhiqet nga 4 prej tyre

luciano boci dhe taulant balla TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me një kërkesë nga deputetët e Partisë Demorkatike, për shtimin e numrit të seancave parlamentare. Deputeti Luçiano Boçi tha se parlamenti është kthyer qesharak, pasi nuk mund të diskutohen dhe të miratohen 19 projektligje brenda një dite, për çështje që shpesh nuk kanë asnjë lidhje mes tyre. Boçi: Parlament i çmendur dhe qesharak. Ato projektligje, secili prej tyre mund të kërkonte seancë në vete, por të fusësh 19 projektligje në një seancë është t’i kaluar kot dhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Pse nuk shton seancat, nuk ka asnjë ndalesë për ta bërë një gjë të tillë. Kjo është për t’i marrë, nuk është parlament por si kioskë. Projektligjet e rëndësishme...