PD kërkon rritjen e numrit të seancave në Kuvend: Nuk mund të shqyrtohen 19 pr. ligje brenda ditës. PS: Do heqim 4 pr. ligje nga rendi i ditës

PD kërkon rritjen e numrit të seancave në Kuvend: Nuk mund të shqyrtohen 19 pr. ligje brenda ditës. PS: Do heqim 4 pr. ligje nga rendi i ditës

Në nisje të seancës plenare të kësaj të marte, deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar të ndahen 19 projektligjet që janë parashikuar të diskutohen dhe votohen brenda një seance. Deputeti Luçiano Boçi tha se parlamenti është kthyer qesharak, sepse ato projekligje duhen ndarë dhe jo të kalohen pa u diskutuar. Boçi:Parlament i çmendur dhe qesharak. Ato projektligje, secili prej tyre mund të kërkonte seancë në vete, por të fusësh 19 projektligje në një seancë është t’i kaluar kot dhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Pse nuk shton seancat, nuk ka asnjë ndalesë për ta bërë një gjë të tillë. Kjo është për t’i marrë, nuk është parlament por si kioskë. Projektligjet e rëndësishme duan debat nga parlamentarët se për këtë punë janë zgjedhur. Shtoni...