Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thirrjen e mbledhjes së këshillit për çështjen Balluku. Në shkresë ata kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në orën 11:00.