PD e bojkotoi/ Me 79 vota ‘pro’ të PS në Kuvend, Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

PD e bojkotoi/ Me 79 vota ‘pro’ të PS në Kuvend, Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Në Kuvend u miratua me 79 vota ‘pro’ dhe 1 abstenim projekt-rezoluta për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”, e cila u fut në rend dite pa respektuar asnjë procedurë paralementare, gjë e cila u denoncua nga opozita, e cila njoftoi se nuk do i bashkohej kësaj fasade propagandistike të socialistëve.   58 deputetë të opozitës, kryesisht PD, nuk ishin prezent në këtë seancë, pasi e quajtën axhendë personale të kryeministrit Edi Rama dhe fasadë. Në projektrezolutën e paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Rama, i kërkohet qeverisë shqiptare që menjëherë pas miratimit nga Kuvendi, ekzekutivi të shpallë organizata terroriste Hezbollahun dhe Pasdaranët. Por ndërsa kjo rezolutë është cilësuar “nevojë urgjente” nga socialistët, demokratët kanë bojkotuar seancën. “Kjo nuk është një seancë normale parlamentare,...