PD drejt protestës së 24 janarit, Bozdo: Pa dallime, të gjithë kundër qeverisë, përgatitje për një reagim të vazhdueshëm

PD drejt protestës së 24 janarit, Bozdo: Pa dallime, të gjithë kundër qeverisë, përgatitje për një reagim të vazhdueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në një intervistë për mediat ka folur mbi protestën e paralajmëruar për datën 24 janar, duke theksuar se objektivi kryesor i opozitës mbetet rrëzimi i qeverisë aktuale. Bozdo u shpreh se Partia Demokratike e ka të qartë rrugën që po ndjek dhe se prej muajsh po punohet për ndërtimin e një fronti të përbashkët opozitar. Sipas tij, thirrja është për bashkim pa dallime, me qëllimin e vetëm largimin e asaj që ai e cilësoi si “regjimi i Edi Ramës”. “Besoj se PD e ka të zgjidhur rrugën e saj. Jo sot, por prej muajsh tashmë, na takon të thërrasim në një front të përbashkët, pa dallim dhe me objektiv të vetëm, rrëzimin e regjimit të Edi Ramës”, u shpreh...