PD dorëzon në Kuvend raportin e Këshillit të Mandateve: Të jepet autorizim për arrestimin të Ballukut
Partia demokratike ka dorëzuar në Kuvend raportin në të cilin kërkon që SPAK t’i jepet leja për të arrestuar Belinda Ballukun. Arsyet e këtij qëndrimi i shpjegoi sot kreu i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi. “Prokuroria ka dokumentuar në mijëra faqe prova se bashkëpunëtorja e Edi Ramës, ish Zëvendëskryeministria Belinda Balluku, ka abuzuar me detyrën dhe në mënyrë korruptive ka paracaktuar garën për 11 procedura publike me vlerë 1.1 miliard euro. Sipas prokurorisë ajo i ka shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit shqiptar, dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Po sipas prokurorisë, gjatë këtyre muajve, ajo po prish provat dhe po kërcënon dëshmitarët, përmes grupeve kriminale dhe përmes vartësve të saj. Mirëpo, Edi Rama ka vendosur të pengojë drejtësinë dhe të mbrojë korrupsionin e...
Burimi:
top-channel.tv