PD akuzoi policinë se hodhi gaz lotsjellës brenda selisë blu, Berisha paralajmëron: Do ketë sulme asgjësuese në selitë e PS në gjithë vendin
Një ditë pas protestës ku Partia Demokratike akuzoi Policinë se hodhi gaz lotsjellës brenda selisë blu, kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi sot se “do ketë sulme asgjësuese në selitë e PS në gjithë vendin”. “Dënoj gjuajtjen me seleksion të qytetarëve me bombola gazi, pas koke njërit prej tyre, në gjoks nënkryetarit të PD dhe deputetit të PD, Luçiano Boçi, dhe të tjerëve me mjete me gaz, me plumba gome, etj. Garantoj Edi Ramën se për të gjitha këto do jetë përgjegjës.Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese. Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit. Me këtë rast...
Burimi:
top-channel.tv