Pati probleme me frymëmarrjen dhe sytë, Berisha i rikthehet protestës pas pauzës disa-minutëshe pranë shtëpisë së tij
Pas problemeve me frymëmarrjen dhe sytë, si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës, kryedemokrati Sali Berisha i është rikthyer protestës pas pauzës. Përplasjet e demonstruesve me policinë, bëri që këta të fundit të përdornin gaz lotsjellës. Berisha u shoqërua nga truprojat dhe mbështetës, ku u qetësua për pak minuta. Më pas ai iu rikthye protestës, e cila ka vijuar prej më shumë se dy orësh. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv