‘Pasuritë nga krimi nuk do gëzohen dhe trashëgohen’! Koçiu: Kthehen në shërbim të komunitetit
Albana Koçiu TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka hapur Thirrjen për Financim Projektesh, një mundësi e dedikuar për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror. Fondi total në dispozicion është 150,000 euro (rreth 15 milionë lekë), i krijuar nga pasuritë e konfiskuara të krimit, që do të rikthehen në dobi të shoqërisë. Lidhur me thirrjen, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik. Koçiu thekson se paratë dhe pronat, që burojnë nga droga, mashtrimi apo forma të tjera...
Burimi:
zeri.ai