Pasi nuk iku nga detyra duke sfiduar hapur drejtësinë, Balluku tani kërkon edhe pashaportën
E marrë në mbrojtje hapur nga Edi Rama, duke sfiduar drejtësinë, numri 2 i ekzekutovit, Belinda Balluku, ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit, të vendosur ndaj saj në kuadër të hetimit penal të nisur nga Prokuroria e Posaçme. Sa i përket masës së pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka paraqitur kundërshtime, pasi kjo masë është pezulluar përkohësisht nga Gjykata e Posaçme e Apelit, në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Në këtë fazë, ajo vijon të ushtrojë funksionet e saj si zv kryeministre dhe ministre e energjisë. Masat e sigurisë ndaj Ballukut janë kërkuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dyshime të forta mbi shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorim...
Burimi:
syri.net